Të reja

Takim me përfaqësues të 16 bashkive në zonën Juglindore të vendin

Më datë 31 Maj 2016, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), me mbështetjen e projektit të GIZ, beri takimin e radhës ne Korçë, me përfaqësues të 16 bashkive në zonën Juglindore të vendi;

Përkatësisht bashkitë: Berat, Devoll, Fier, Kolonjë, Korçë, Kuçovë, Maliq, Mallakastër, Patos, Pogradec, Poliçan, Pustec, Roskovec, Selenicë, Skrapar dhe Ura vajgurore.

Objektivi i këtij takimi ishte përmirësimi i nivelit të mbrojtjes së konsumatorëve, për të drejtat e tyre, që bien brenda fushës së zbatimit të ligjit nr. 9902 datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar dhe akteve nën ligjore në zbatim të tij.

Gjatë këtij takimi u bë prezantimin i ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, roli dhe funksioni që do të ketë njësia në bashki për zbatim e tij, si dhe me pas, pjesëmarrësit u njohën me objektivat kryesore të Strategjisë “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut 2020”.

Pjesëmarrësit diskutuan dhe ngritën shumë pyetje në lidhje me funksionin e tyre si pika të rëndësishme kontakti me konsumatorët, dhe me gjithashtu, me Sektorin e Mbrojtjes se Konsumatorëve në MZHETTS.  Ata, përveç interesimit të tyre për mënyrën e organizmit të punës dhe mundësisë së krijimit të një strukture të posaçme për informimin e konsumatorëve dhe menaxhimin e ankesave, ngritën shqetësime edhe për problematikat e hasura nga konsumatorët e këtyre bashkive në lidhje me kontratat standarde të energjisë elektrike, të ujit, të operatoreve elektronike, sjellja ndaj tregut me mallra të përdorura, publicitetit çorientues të përdorur nga tregtarët, edukimit, ndërgjegjësimit, këshillimit të konsumatorëve, etj;

Përfaqësuesit e MZHETTS siguruan se, shumë shpejt, nëpërmjet një shkrese zyrtare, do t’u dërgohej kryetareve te këtyre bashkive përshkrimet e detyrës dhe hapat e parë të një plani pune për këta punonjës.

Në përfundim të mbledhjes u diskutua për hapat e mëtejshëm për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për takime te tjera ne te ardhmen.

image-0.02.01.7e444a85ec7793e5bfcfab5f2287ad9da41bc62a1c8884cb375d61790921e0dc-V  IMG_9784IMG_9790

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.