Të reja

Takim me përfaqësues të 13 bashkive në Jug të vendit

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), në datë 21.06.2016, në kuadër të nismës “Përfshirja e pushtetit vendor në përmirësimin e zbatimit të legjislacionit dhe rritja e nivelit të mbrojtjes së konsumatorëve në qytetin e Sarandës u zhvillua  takimi i tretë me përfaqësues të 13 bashkive të Jugut të vendit; Përkatësisht bashkitë: Sarande, Gjirokastër, Libohove, Delvine, Dropull, Himare, Finiq, Konispol, Tepelene, Këlcyre, Përmet, Vlorë dhe Memaliaj

Ne këtë takim, ishin prezent  institucion përgjegjës për çështje qe kane te bëjnë me bashkërendimit e të gjitha masave, proceseve dhe mbështetjes administrative të 61 bashkive të vendit.

Angazhimet e bashkisë dhe funksionet ishin tema e diskutimit te këtij takimi. Kompetenca të cilat do te jene zbatueshme dhe duke i ardhur ne ndihme konsumatorëve ne qytetet e tyre  për çdo lloj informacioni apo këshillimi per produktet dhe shërbimet

Prezantimin të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, roli dhe funksioni që do të ketë njësia në bashki për zbatim e tij, si dhe njohja me objektivat kryesore të Strategjisë “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut 2020”.

U diskutua rreth problematikave në lidhje me ankesat që konsumatorët e bashkive të tyre kishin ndaj operatoreve të energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë fikse si dhe shprehën interesimin e tyre për mënyrën e administrimit, delegimit dhe zgjidhjes së këtyre ankesave.

Në fund te takimit ata u njohën me hapat e mëtejshme qe do te ndërmerren në të ardhmen, të cilat konsistojnë në hartimin e një plani të përbashkët pune midis Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe njësive të pushtetit vendor si dhe me fazën e dytë të projektit pilot; atë të ngritjes së zyrave të mbrojtjes së konsumatorit në çdo bashki.

IMG_5253 IMG_5257 IMG_5255 IMG_5254

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.