Të reja

Seanca degjimore me Operatoret e Komunikimeve Elektronike

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve, më datë 07.10.2016, në ambientet e MZHTTES, zhvilloi 4 seanca dëgjimore me 4 operatorë e komunikimeve elektronike në lidhje me raportin e vlerësimit të kontratave standard të shërbimit të internetit dhe telefonisë fikse të ofruar nga këta operatorë. Gjatë këtyre seancave u diskutuan problematikat e ngritura në katër raportet e Komisionit të Mbrojtjes së  Konsumatorëve “Vlerësim paraprak i kontratave të standard të shërbimit të internetit dhe telefonisë fikse”.

Në perfundim, komisioni, vendosi të marrë katër vendime, përkatësisht, për secilën kontrate të shqyrtuar (Albanian Satellite Communications” sh.p.k [Tring], ABCom sh.p.k “Abissnet” sh.a., si dhe Albtelecom) Nëpërmjet ketyre vendimeve, KMK, do të urdhërojë marrjen e masave nga operatorët për ndryshimin e disa dispozitave të kontratave deri në shfuqizimin e atyre kushteve që komisioni i vlerësoi si kushte të padrejta.

Më pas u zhvilluan edhe 2 seanca te tjera dëgjimore me operatoret Vodafone sh.a  dhe  TCOM sh.a ne lidhje me disa problematika që kanë ngritur konsumatorët ndaj ofertave mujore të këtyre kompanive, si dhe për mospërputhje të shërbimit të ofruar me kushtet e ofertës. Komisioni vendosi qe këta operatore te vazhdojnë me trajtimin e këtyre ankesave ne baze te informacioneve shtese qe do t’u dërgohet nga sekretariati teknik i KMK-se.


IMG_2812IMG_2821IMG_2834IMG_2833IMG_2843IMG_2841


Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.