Të reja

Konsultim Publik “Prezantimi dhe diskutimi i ndryshimeve në legjislacionin e mbrojtjes së konsumatorëve”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e mbështetur nga projekti i GIZ: Mbështetje për Harmonizimin e Legjislacionit Ekonomik dhe Tregtar me Acquis-në e BE-së”, ditën e mërkurë, datë 16 Nëntor 2016, ora 10.00-12.30, në Hotel Tirana International, zhvillon tryezën per konsultim publik me temë “Prezantimi dhe diskutimi i ndryshimeve në legjislacionin e mbrojtjes së konsumatorëve” 

Në këtë tryezë do të paraqitet drafti i ndryshimeve në funksion të harmonizimit të këtij ligji me Direktivën 2011/83/BE mbi të drejtat e konsumatorëve dhe Direktivën 2013/11/BE mbi zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve midis konsumatorëve dhe tregtarëve.

Komentet, sugjerimet tuaja mund t’i dergoni ne adresen e emailit; kmk@ekonomia.gov.al

Shkarko  Amendim LIGJ LMK  

 

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.