Edukim & Ndërgjegjësim

Kredia konsumatore

Cfare eshte kredia konsumatore?

Kredia konsumatore eshte kredia e cila perdoret per te mbuluar nevojat personale per blerjen e produkteve dhe sherbimeve, te tilla si pajisje elektroshtepiake, makine apo edhe paketa turistike, pa qene e nevojshme te paguhet e gjithe shuma njeheresh. Pra, ti merr persiper ta kthesh mbrapsht ne te ardhmen shumen e marre kredise, se bashku me interesat, duke e ndare ate ne pjese te vogla pergjate nje periudhe te caktuar.

Kredia konsumatore gezon mbrojtje te posacme ligjore.

Cila eshte mbrojtja qe ligji me jep si konsumator nese kam qellim te marr kredi konsumatore?

Ligji te pajis si konsumator me 5 te drejta kyce qe lidhen posacerisht me kredine konsumatore, ne menyre qe te marresh informacionin baze dhe te nevojshem perpara se te vendosesh per nenshkrimin e kontrates se kredise konsumatore. Fale ligjit, ti si konsumator je i mbrojtur nga nje ”rrjet te drejtash” nepermjet te cilave ke mundesi te veprosh ne te mire te interesit tend apo kur kredidhenesit nuk zbatojne detyrimet e tyre. Mbrojtja e ofruar nga ligji te vendos si konsumator ne nje pozite me te favorshme se mbrojtja e legjislacionit ne teresi.

A gezon mbrojtjen si kredi konsumatore kredia qe une jam i interesuar te marr?

Sipas ligjit do te vleresohen kredi konsumatore kredite me vlere nga 30 mije – 10 milion leke. Per keto vlera kredie, por dhe kur nga kredidhenesi eshte reklamuar si kredi konsumatore, ti si konsumator gezon mbrojtje te posacme. Kjo mbrojtje NUK mbulon kredite qe:

  • jane te siguruara me hipoteke, pra me nje pasuri te paluajtshme;
  • perdoren per blerjen e nje toke apo pasurie te paluajtshme;
  • jane marreveshje qeraje apo lizingu pa detyrim per blerje ;
  • overdraftet me detyrim shlyerje brenda nje muaji;
  • jepen pa interes dhe pa detyrim/pagesa te tjera;
  • jane rezultat i nje zgjidhjeje te arritur ne gjykate;
  • jane te lidhura me pagimin e nje borxhi ekzistues;
  • jepet nga punedhenesi punonjesit te tij;
  • jepen ndaj nje publiku te kufizuar sipas ligjit, me qellim te interesit te pergjithshem.

Te drejtat e konsumatorit

  1. E drejta per publicitet transparent te ofrimit te kredise konsumatore

A eshte i besueshem publiciteti i kredise konsumatore? Eshte e veshtire te kuptosh kete publicitet?

Per cdo kredi, e cila quhet kredi konsumatore mbaj parasysh se publiciteti i cili tregon nje norme interesi apo ndonje shifer tjeter lidhur me shumen e kredise DUHET te kete gjithashtu edhe informacion tjeter baze me qellim qe te te ndihmoje si konsumator te krahasosh publicitetet e ndryshme.

Gjithashtu, ky informacion duhet te jepet nepermjet nje shembulli te thjeshte per t’u kuptuar, per te dhene nje ide te qarte mbi kostot e kredise qe rendojne mbi ty si konsumator. Ne kete menyre, ti do kesh mundesi te krahasosh ofertat qe te ofohen dhe te zgjedhesh oferten me te pershtatshme. Publiciteti duhet te permbaje:

  • shumen e kredise qe do te merret;
  • kohen e shlyerjes;
  • vleren e cdo kesti dhe numrin e tyre;
  • shumen totale te kredise, pra gjithe shuma e lekeve qe do te paguash gjithsej nga momenti i nenshkrimit te kontrates deri ne perfundim te saj;
  • normen efektive te interesit (me poshte do te jepet kuptimi i ketij elementi).

 

  1. E drejta per te ndryshuar mendje

Nuk je i sigurt nese kontrata e kredise konsumatore qe ke nenshkruar eshte e duhura per ty?

Neqoftese je ne medyshje per kontraten e kredise qe ke nenshkruar, mos harro qe, edhe nese e ke marre shumen e kredise, ke mundesi:

  • te terhiqesh nga kontrata brenda 14 diteve nga lidhja e saj, ose nga data kur merr dijeni per kushtet e saj, nese kjo date eshte e mevonshme nga ajo e lidhjes;
  • si pasoje, duhet te kthesh mbrapsht te gjithe shumen e marre, si edhe interesin perkates per kohen qe kjo shume ka qene ne duart e tua, si edhe shpenzime te tjera te parimbursueshme qe kredidhenesi ka bere nderkohe
  • nuk ke detyrim t`i japesh kredidhenesit asnje shpjegim mbi vendimin per terheqjen nga kontrata. Mjafton te njoftosh kredidhenesin per kete vendim brenda afatit dhe te kthesh mbrapsht shumen e marre kredi bashke me shpenzimet e tjera ne perputhje me kontraten.

 

  1. E drejta per te shlyer kredine perpara afatit dhe e perfitimit te nje reduktimi te shumes totale te kredise

Ke deshire te shlyesh perpara afatit nje pjese apo te gjithe kredine?

Ti ke te drejte te shlyesh me heret se sa eshte percaktuar ne kontrate te gjithe apo nje pjese te kredise, nese kushtet e tua financiare e mundesojne dhe nese ke vullnetin per ta bere kete veprim. Per pasoje, ti ke te drejte edhe per reduktim te kostos totale të kredisë, duke zbritur interesin dhe kostot për periudhën e mbetur të kontratës. Megjithate, si pasoje, do te te duhet te kompensosh kredidhenesin per humbjet qe ai peson nga ky veprim, si me poshte:

Nese:

  • Koha ndermjet shlyerjes para afatit dhe dates se perfundimit te saj eshte mbi 1 vit = kompensimi nuk tejkalon 2 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit
  • Koha ndermjet shlyerjes para afatit dhe dates se perfundimit te saj eshte me e vogel se 1 vit = kompensimi nuk kalon 1 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit

! Mos harro: Te gjithe keto elemente duhet te jene te shkruara qartazi ne kontrate. Nese nuk i kupton, mos e firmos kontraten dhe kerko sqarime te metejshme nga kredidhenesi.

 

4.E drejta per informacion te detajuar perpara lidhjes se kontrates (informacion parakontraktor) ne nje forme te unifikuar dhe standarde

Cfare informacioni kam te drejte te marr perpara se te nenshkruaj kontraten e kredise konsumatore?

Perpara se te pranosh ndonje oferte apo te nenshkruash nje kontrate kredie konsumatore, mos harro qe kredidhenesi eshte i detyruar te te pajise me disa informacione teknike, ne një kohë të arsyeshme qe te lejon te mendohesh mire per vendimin qe do te marresh. Ky informacion duhet te te jepet ne menyre te qarte dhe ne te njejtin format nga cdo kredidhenes i mundshem (Forma e standardizuar e informacionit parakontraktor). Marrja e informacionit ne format te njejte nga cdo kredidhenes, te jep mundesi te krahasosh lehtesisht ofertat e ndryshme dhe te zgjedhesh oferten me te leverdisshme ne treg dhe qe i pershtatet me se miri kerkesave te tua. Gjithashtu, mos harro qe kredidhenesi eshte i detyruar te te sugjeroje llojin dhe vleren e kredise qe i pershtatet gjendjes tende financiare, sipas analizes se bere nga ai vete.

! Neqoftese kredidhenesi nuk te jep formatin e standardizuar te informacionit parakontraktor, atehere kerkoje ate. Eshte e drejta jote per tu pajisur me kete informacion.

 

Cfare informacioni duhet te permbaje Forma e Standardizuar e informacionit parakontraktor?

Forma e Standardizuar e informacionit parakontraktor DUHET te permbaje:

–           Qellimi i kredise:

Kredite jane te te gjitha formave dhe madhesive. Parashikimet e kredise konsumatore vlejne per kredite nga 30.000 – 10.000.000 leke.

–           Shuma totale e kredise:

Cdo marreveshje kredie ka nje limit minimal dhe maksimal. Kjo eshte shuma e lekeve qe t’i deshiron te marresh dhe qe kredidhenesi merr persiper te te jape ne perputhje me nevojat e tua dhe politikat e tij, per kredi te quajura kredi konsumatore.

–           Kohezgjatja e kredise

Cdo marreveshje duhet te perfshije daten qe kontrata hyn ne fuqi (data e nenshkrimit ose data e marrjes se kopjes se nenshkruar te kredise) dhe data e perfundimit te kontrates ne formatin “nga – deri ne”. Megjithate mbaj parasysh, qe disa tipe kredie konsumatore jane me afat te pacaktuar, pra nuk e permbajne daten e perfundimit.

–           Shuma totale e pageses

Kjo eshte shifra e cila perfshin shumen e marre kredi plus te gjitha interesat dhe pagesat e tjera qe duhet te paguhen deri ne perfundim te kontrates. Zakonisht kjo e dhene jepet ne informacionin qe lidhet me planin e shlyerjes se kesteve.

–           Kestet

Numri, shpeshtesia (p.sh. cdo muaj apo cdo dy muaj) dhe shuma e cdo pagese qe do te behet ne menyre periodike. Pervec kesaj, duhet te jete e paraqitur edhe plani I shlyerjes se kesteve

–           Norma e interesit

Kjo shifer e shprehur si perqindje eshte interesi qe duhet ti paguhet kredidhenesit per shumen qe ai jep si kredi. Ai jepet si interes fiks, pra qe nuk ndryshon pergjate kohezgjatjes se kontrates, ose I ndryshueshem ne periudha te caktuara.

–           Mënyra qe kredidhenesi do te perdore per te te njoftuar ne se ndodhin ndryshime të kushteve qe ndikojne ne detyrimet e tua pasurore

–           Norma Efektive e Interesit

Kjo shifer perfaqeson koston totale te kredise dhe eshte e shprehur si nje perqindje e kesaj kostoje. Aty perfshihen te gjitha interesat, taksat, komisionet dhe cdo shpenzim tjeter qe paguhet.

–           Garancia per marrjen e kredise dhe siguracioni (nese aplikohet nga banka)

Garancia qe banka kerkon si kusht per dhenien e kredise duhet te jete e percaktuar qarte. Mos harro qe per kredite konsumatore banka NUK mund te kerkoje si garanci nje pasuri te paluajtshme sic mund te jete shtepia, toka etj. Nese banka kerkon kete lloj garancie, atehere kredia nuk konsiderohet me konsumatore dhe nuk gezon te drejtat qe i perkasin ekskluzivisht vetem kredise konsumatore. Gjithashtu duhet te jete te jete i qarte informacioni ne lidhje me ndonje siguracion te mundshem qe banka mund t`ju kerkoje si edhe shpenzimet perkatese.

–          Kamatevonesat

Ne rast se kestet e kredise nuk paguhen ne daten e caktuar, mund te kete pasoja serioze qe ndikojne ne gjendjen tende financiare. Per kete arsye, ne kete pjese te informacionit, duhet te

te jepet e qarte cfare kamatevonese duhet te paguash ne rast se kestet e kredise kryhen pasi iu ka kaluar afati. Pra, ti si konsumator duhet te jesh I vetdijshem per rendesine e pageses se kesteve ne daten e percaktuar. Gjithashtu nese aplikohen penalitete te tjera ne rast se nuk permbushen detyrime te caktuara ne kontrate, edhe keto duhet te jene te shprehura qarte.

 

  1. E drejta per t’u terhequr nga kontrata

Kjo eshte nga te drejtat kyce te konsumatorit, e cila duhet te jete e perfshire ne informacionin qe ti merr perpara lidhjes se kontrates. Pra, ti ke te drejte te terhiqesh nga kontrata e kredise, brenda 14 diteve nga nenshkrimi i saj, pa i dhene asnje shpjegim kredidhenesit, duke kthyer mbrapsht kredine e marre bashke me interesat e lindura deri ne ate date, si edhe shpenzime te tjera qe kredidhenesi ka bere per dhenien e kredise.

–           Kompensimi ne rast shlyerje te parakohshme te kredise

Ti ke te drejte te shlyesh kredine perpara afatit, duke perfituar edhe te drejten per nje reduktim te shumes qe duhet te paguhet, por duke paguar nje kompensim te drejte dhe te arsyeshem kredidhenesit. Kjo e drejte duhet te jete e shkruar qarte dhe ti si konsumator duhet te kesh informacion mbi te.

–           Koha e vlefshmerise se informacionit parakontraktor

 

Informacioni qe kredidhenesi jep perpara nenshkrimit te kontrates nuk vlen pergjithmone. Ai vlen per nje periudhe te caktuar kohe dhe pikerisht per kohezgjatjen e kesaj periudhe kredidhenesi eshte I detyruar te te informoje. Kjo te ndihmon ty si konsumator te dish se brenda ciles kohe duhet te marresh nje vendim, me qellim qe me pas te nenshkruash kontraten me te njejtat kushte si ato te shprehura ne informacionin parakontraktor.

! Mos harro: Sigurohu qe informacioni parakontraktor permban te gjithe elementet e mesiperm. Vetem ne kete menyre do te kesh mundesi te vleresosh oferten per kredine e ofruar dhe te besh krahasimin e saj me ofertave te ndryshme ne treg te ofruara nga kredidhenes te tjere, per te marre vendimin mbi kredine qe realizon me mire interesat e tua.

 

  1. E drejta per te patur kopje te kontrates se kredise

Ke nevoje te kontrollosh kontraten qe ke nenshkruar?

Ti ke te drejte te marresh nje kopje te kontrates qe ke nenshkruar. Kontrata duhet te jete e shkruar ne nje gjuhe te qarte e te kuptueshme. Ajo duhet te kete te percaktuar, nder te tjera, vecanerisht te gjitha te dhenat qe lidhen me anen financiare, detajet e kredise, shumen e kredise dhe normen efektive te interesit.

! Mos harro:

1.Sigurohu qe informacionet e kontrates te perputhen me ato te paraqitura ne informacionin parakontraktor, sepse ti e ke zgjedhur ate kredidhenes, bazuar ne informacionin parakontraktor te marre prej tij.

2.Sigurohu qe kontrata nuk permban kushte te padrejta qe jane ne disfavorin tend. Kushte te padrejta jane per shembull kushte te cilat:

  • Te kërkojnë të paguash si kompensim një shumë të lartë joproporcionale, ne rast se nuk arrin të përmbushësh detyrimin tend;
  • Te detyrojnë të mos anullojë ato kushte qe kushtet qe ti nuk ke mundësi reale për ti njohur, përpara përfundimit të kontratës;
  • i mundësojnë kredidhenesit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, që specifikohet në kontratë;
  • i mundësojnë kredidhenesit të ndryshojë, në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, çdo karakteristikë të kredise se ofruar;
  • përjashtojnë ose pengojnë të drejtën tende per të ndërmarrë veprime ligjore ose të ushtrosh çdo kompensim tjetër ligjor, duke te ngarkuar barrën e provës, e cila ligjerisht i bie kredidhenesit;
  • ndryshojnë kushtet e kontrates së kredisë, veçanërisht metodën/metodologjinë e përllogaritjes së normës së interesit dhe elementët e saj, pa marrë më parë pëlqimin tend.

 

 

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.